Nagavci jep lajmin e fundit për Projektligjin për arsimin e lartë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është publikuar në Platformën e Diskutimeve Publike, Projektligji për arsimin e lartë të cilin mund ta gjeni në këtë link:

- paragrafi 1 -

https://bit.ly/3QOo5ri

- Advertisement -

Postimi i saj:

Tashmë është publikuar në Platformën e Diskutimeve Publike, Projektligji për arsimin e lartë të cilin mund ta gjeni në këtë link:

https://bit.ly/3QOo5ri

- Advertisement -

Projektligji do të jetë i hapur për komente deri më 2 shtator 2022.

Falenderim i veçantë për Grupin punues i cili e ka hartuar këtë projektligj.

Sa për rikujtim, Projektligji për arsimin e lartë ndër të tjera parasheh:

➡️ Kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë.

➡️ Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë.

➡️ Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike.

➡️ Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës.

➡️ Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë.

➡️ Verifikimi i titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit.
Ju ftoj që të dërgoni komentet tuaja!