Kur bëhet pagesa për librat e afro 6 vjeçarëve, tregon Nagavci

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u deklarua disa herë mbi procesin e pajisjes me tekste shkollore me vendim të ri, për nxënësit që nisnin vitin e ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Anise mbi këtë çështje pati mjaftueshëm ankesa, Nagavci specifikisht është përgjigjur edhe për një shqetësim të prindërve të cilët fëmijët e tyre janë afro gjashtëvjeçar, dhe sistemi nuk u pranon aplikimin për rumbursim mjetesh, transmeton klankosova.tv.

- Advertisement -

”Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve”, është shprehur ajo në një reagim të saj në Facebook.

Madje siç specifikon ministrja, për këtë arsye mundësia e aplikimit për subvencionim, mbetet e hapur deri në fund të muajit shtator.

”Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”.

- Advertisement -

Kujtojmë që mbi këtë kategori të nxënësve, në adresë të klankosova.tv, kanë arritur ankesa të shumta se procesi i aplikimit për subvencionim për pesëvjeçarët të cilët mbushin gjashtë vjeç në shtator, në shumë raste është i pamundur.