E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Jemi të përkushtuar të rrisin përfshirjen e fëmijëve në nivelin e edukimit parashkollor

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Banka Botërore ka mbështetur arsimin në Kosovë në vazhdimësi me realizimin e projekteve të mëdha që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit.

Nagavci sot ka takuar një ekip të Bankës Botërore, të prirë nga Angela Demas, specialiste e lartë e arsimit, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

- Advertisement -

“Jam e lumtur që kësaj radhe po diskutojmë me Bankën Botërore për mbështetjen e mundshme për një segment shumë të rëndësishëm për Kosovën, atë të zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Qeveria e Kosovës dhe MAShTI janë të përkushtuar të rrisin përfshirjen e fëmijëve në nivelin e edukimit parashkollor, prandaj i kemi kushtuar vëmendje të veçantë në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2022-2026, i cili është duke u përfunduar. Në këtë drejtim, përkrahja e partnerëve zhvillimorë, dhe sidomos e Bankës Botërore, është e një rëndësie të veçantë për arritjen e synimeve dhe realizimin e politikave tona për zhvillim në fëmijërinë e hershme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...