E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Jemi duke e rishikuar udhëzimin administrative për licencimin e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë duke e ri-shikuar udhëzimin administrative për licencimin e mësimdhënësve.

“Grupi punues është në proces. Ekziston udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, i cili ndonëse është në fuqi, asnjëherë nuk është realizuar në tërësi. Pjesa më e madhe e mësimdhënësve i kanë vetëm licencat e nivelit të parë, por nuk është vazhduar tutje”.

- Advertisement -

“Jemi duke e ri-shikuar udhëzimin administrative për licencimin e mësimdhënësve. Jemi duke punuar po ashtu për provimin shtetëror të mësimdhënësve që është në periudhën para hyrjes në proces të mësimdhënies. Më së largu tremujori i parë i vitit 2023 do t’i kemi të finalizuar këto udhëzime administrative. Me Ligjin e Pagave për herë të parë e kemi paraparë edhe shtesën për performansën e mësimdhënësve, që ndërlidhet edhe me avancim në licencim të mësimdhënësve”, ka deklaruar ajo për RTK.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...