Nagavci: Janë kryer mbi 70% të pagesave, në vlerë mbi 9 milionë euro

- Advertisement -

Nesër në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë procesi mësimor 2025/2026.

- paragrafi 1 -

Se a janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor, ka folur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Nesër fillon zyrtarisht viti i ri shkollor. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen edhe nxënësit e klasave të para, të cilët nisin udhëtimin e tyre në botën e dijes.

Nga MASHTI bëjnë të ditur se gjithçka është gati për një proces të mbarë mësimor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor, dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci për RTK.

- Advertisement -

Nagavci theksoi se procesi i aplikimit mbetet i hapur, në mënyrë që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, me qëllim që asnjë prej tyre të mos mbetet pa tekste dhe materiale mësimore për vitin e ri shkollor.