Arbërie Nagavci, sot ka mbajtur takim përshëndeteës me anëtarë të Kabinetit, me stafin e MAShTI-t, me ç’rast i ka falënderuar për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe, shkruan AlbanianEducation.net.
Nagavci thotë se është e lumtur për reformat dhe zhvillimet e rëndësishme të arritura në sektorin e arsimit, përmes hartimit të politikave të reja dhe marrjes së vendimeve të rëndësishme në bashkëpunim të ngushtë me stafin profesional të Ministrisë.
Postimi i saj:
Në ditën e fundit të detyrës në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së bashku me anëtarë të Kabinetit, mbajtëm një takim përshëndetës me stafin e MAShTI-t, me ç’rast i falënderova për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.
Jam e lumtur për reformat dhe zhvillimet e rëndësishme të arritura në sektorin e arsimit, përmes hartimit të politikave të reja dhe marrjes së vendimeve të rëndësishme në bashkëpunim të ngushtë me stafin profesional të Ministrisë.
Me bindjen se puna e kryer me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim lë gjurmë të qëndrueshme, besoj se proceset e nisura dhe reformat e ndërmarra do të vazhdojnë të japin rezultate konkrete edhe në të ardhmen.
Ju uroj shumë suksese stafit civil dhe kabinetit të ri, në shërbim të avancimit të arsimit dhe zhvillimit të vendit!
Suksese!