Nagavci ia dorëzon detyrën Çekut

- Advertisement5 -

Arbërie Nagavci ia ka dorëzuar detyrën e minsitrit të Arsimit, Hajrullah Çekut, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se është e bindur se Çeku do ta dërgojë përpara misionin e rëndësishëm të arsimit dhe shkencës në vend.

- Advertisement - M1

Postimi i saj i plotë:

Sot ia dorëzova detyrën ministrit të ri të Arsimit dhe Shkencës, kolegut dhe mikut tim, Hajrulla Çeku.

Jam e bindur se nën udhëheqjen e ministrit Çeku do të vazhdojë puna me vizion, përgjegjësi dhe përkushtim të plotë në realizimin e objektivave strategjike, si dhe në ofrimin e politikave dhe shërbimeve cilësore për komunitetin arsimor dhe akademik.

- Advertisement - m2

Ministrin Çeku e njoh nga afër dhe kam besim të plotë në integritetin, energjinë dhe përkushtimin e tij për ta çuar përpara misionin e rëndësishëm të arsimit dhe shkencës në vend.

Gjatë pesë viteve të fundit, së bashku me stafin profesional dhe partnerët institucionalë, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt reformave që e forcojnë sistemin arsimor dhe krijojnë baza më të qëndrueshme për të ardhmen. Jam e bindur se këto reforma do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më tej.

Arsimi dhe shkenca mbeten investimi më i sigurt për zhvillimin e vendit tonë. Me punë të përbashkët, vizion të qartë dhe besim në vlerat tona, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë.

Ka qenë nder i madh dhe përgjegjësi e veçantë e jetës sime të shërbej si ministre e Arsimit për pesë vite dhe të udhëheq këtë dikaster të rëndësishëm.

Ministrit Çeku i uroj shumë suksese në detyrën e re!