E hënë, 20 Janar, 2025

Nagavci i njofton drejtorët komunal të arsimit për Draftrregulloren për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve dhe mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka takuar drejtorët komunal të arsimit diskutuam në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.

Ajo thotë se ata i ka njoftuar për Draftrregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

Në takimin e sotëm me drejtorët komunal të arsimit diskutuam në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.

I informova për Draftrregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta.

Ky dokument tashmë është finalizuar dhe do të dërgohet për shqyrtim paraprak e më pas në procedurat e shqyrtimit publik. Po ashtu, i informova për Udhëzimet administrative të cilat në proces.

Me qëllim të adresimit të tepricës teknologjike, diskutuam për rikualifikimin e mësimdhënësve. Po ashtu për tekstet shkollore, përgatitjet dhe shpërndarjen e tyre në shkolla ku tashmë komunave u është përcjellë Katalogu për tekstet e klasës 1-5. Presim që aktivet profesionale të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi i zgjedhjes së Këshillave të Prindërve në të gjitha nivelet(shkollë-komunë-MASHTI)digjitalizimi i shkollave, buxheti dhe donacionet për ndërtimin e çerdheve, përgatitjet për organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtorët e DKA-ve i informova edhe sa i përket Rrjetëzimit të shkollave-analiza e gjendjes dhe veprimet bazuar në UA, 10/2023. Së shpejti do ta kemi takime të përbashkëta ku do të adresojmë çështjen e uljes së numrit të nxënësve në shkolla ku si pasojë, shumë mësimdhënës mund të mbesin pa norma.

Si Ministri, vitin e kaluar kemi ruajtur normat për 1600 mësimdhënës që u rrezikoheshin vendet e punës dhe do të punojmë bashkë me komunat për politikat që qojnë tek përmirësimi i cilësisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...