E diel, 19 Janar, 2025

Nagavci: Grevistët duhet t’i paguajë SBASHK-u

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për çështjen e pagave që së fundi ishte bërë debat lidhur me atë se kush duhet t’i paguajë.

Edhe për këtë javën e kaluar zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe ministrin Murati, kishte thënë se çështja e pagesë së grevistëve është e rregulluar me ligj dhe se pagat duhet të paguhen nga sindikatat.

- Advertisement -

“Shpresoj shumë që ata do t’i paguajë SBASHK-u sepse për atë arsye mblidhet anëtarësia, se çfarë kuptimi ka që SBASHK-u të merr nga 800 mijë euro, unë besoj që ata e kanë kalkuluar këtë dhe kanë llogaritur që mësimdhënësit që i kanë në greva do t’i kompensojnë me buxhetin e tyre. Po flasim për respektim të legjislacionit dhe specifikisht ligjit për greva i cili thotë se me rastin e organizimit të grevave pushojnë të gjitha obligimet të cilat dalin nga kontrata e punës dhe përmendet decitivisht përfshirë të drejtën për pagesë dhe po është një nen aty me poshtë të cilit po i referohen shumë shpesh thotë se askush nuk ka të drejtë ndëshkoj financiarisht”, tha ajo për RTK.

Sipas saj që nuk ka ndëshkim. “P.sh një mësimdhënës aktualisht po themi nuk i kryen obligimet e tij, nuk përgatit me kohe planin e punës ose nuk merr pjesë në një mbledhje, drejtorët është e përcaktuar në shumicën e raste ndalesa 2 përqind 3 për qind pra ti nuk merr asnjë ndëshkim dhe as një masë financiare ndaj askujt por respekton ligjin, ne kemi ardhur me premtimin që do të respektojmë ligjin, besimi na është dhëne që të jemi të përgjegjshëm të respektojmë ligjin dhe të përmirësojmë ligjet që nuk janë të mira dhe të punojmë bashkë për të përmirësuar të gjitha”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...