E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Gjuha jonë, sado e vogël, vazhdon të jetë me interes për studiues e gjuhëtarë anembanë globit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në punimet e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Nagavci thotë se është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh albanologë të huaj që prezantojnë kumtesat e tyre në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Tutje Nagavci thotë se si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar për ofrimin e mbështetjes së pakursyer për Universitetin e Prishtinës në organizimin e ngjarjeve të tilla.

Postimi i saj:

Filloi punimet Seminari i 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Kjo ngjarje e rëndësishme është rritur e zgjeruar, duke u bërë një platformë e qëndrueshme për evidentimin dhe promovimin e vlerave tona gjuhësore, letrare e kulturore.

Sot, Seminari po hyn në dekadën e pestë të jetës, dhe kjo është arritje e jashtëzakonshme. Shpreh vlerësim të veçantë për ata/ato që kanë mundësuar vazhdimësinë e kësaj ngjarjeje, posaçërisht në mesin e viteve ’90 e tutje, kur represioni ishte më i egër se kurrë.

Në këtë Seminar bashkohen studiues nga të gjitha trevat shqiptare –dhe ato të banuara me shqiptarë – nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë, etnologjisë si dhe akademikë e studiues nga vende të ndryshme të botës, të cilët sjellin hulumtime dhe analiza me rëndësi të veçantë –duke e trajtuar shqipen nga këndvështrimi i një personi jo-shqipfolës.

Është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh albanologë të huaj që prezantojnë kumtesat e tyre në gjuhën shqipe. Kjo na jep shpresë se gjuha jonë, sado e vogël, vazhdon të jetë me interes për studiues e gjuhëtarë anembanë globit.

- Advertisement -rrrrrrr

Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar për ofrimin e mbështetjes së pakursyer për Universitetin e Prishtinës në organizimin e ngjarjeve të tilla.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...