E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në 298 pozita të reja

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se UP tashmë ka hapur edhe konkursin për angazhim e 298 bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime, për vitin akademik 2023/24.

Ajo ka inkurajuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs i cili është i hapur deri më datë 16 gusht.

- Advertisement -

“Ftoj edhe ata që kanë pretendime për ndonjë lëshim ose padrejtësi qoftë edhe në konkursin paraprak që ato t’i adresojnë formalisht”, ka thënë ajo.

Postimi i saj:

Edhe një premtim i ynë drejt realizimit.

Një nga synimet tona për avancimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës ka qenë hapja e pozitave të reja për të staf akademik, zbatimi i një reforme strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP duke ofruar mundësi për punësimin dhe angazhimin e stafit akademik të mirëpërgatitur dhe me integritet profesional, procese rekrutimi transparente e meritore.

Pas konkursit të shpallur për 150 pozita për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik, UP tashmë ka hapur edhe konkursin për angazhim e 298 bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime, për vitin akademik 2023/24.

Inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs i cili është i hapur deri më datë 16 gusht. Ftoj edhe ata që kanë pretendime për ndonjë lëshim ose padrejtësi qoftë edhe në konkursin paraprak që ato t’i adresojnë formalisht.

- Advertisement -rrrrrrr

Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pres që konkursi të jetë transparent, i bazuar në meritokraci të plotë, pa asnjë ndërhyrje të çfarëdo forme. Jam e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes, por në kuadër të kompetencave tona do të sigurohemi që gjithçka të trajtohet në bazë meritore.

Detajet e konkursit i gjeni në këtë link: http://bitly.ws/PZ2J

Universiteti do të shndërrohet në mjedis akademik të vërtetë ku cilësia intelektuale mbizotëron, ashtu si e meriton ky institucion me rëndësi jetike për vendin tonë. Dhe UP është në rrugë të mbarë.

Suksese aplikantëve!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....