E martë, 21 Janar, 2025

Nagavci flet sërish për aftësimin dhe kualifimin e mësimdhënësve, ja çfarë thotë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka takuar një delegacion të Universitetit të Zarës, të prirë nga rektorja Prof. Dr. Dijana Vican me prorektoren dhe bashkëpunëtorët, të shoqëruar edhe nga udhëheqësja e projektit ALLED2, Efka Heder.

Nagavci thotë se temë kyçe e bisedës ishte mundësia e mbështetjes për Kosovën në kualifikimin e mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, validimin e kualifikimeve, si dhe për programe të reja dhe rishikim të atyre ekzistuese.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Bashkëpunimi në arsim me theks të veçantë, ndihma që mund të ofrojë Universiteti i Zarës në përmirësimin e cilësisë në Arsim dhe Aftësim Profesional në Kosovë ishin disa nga temat për të cilat biseduam me një delegacion të këtij universiteti, të prirë nga rektorja Prof. Dr. Dijana Vican me prorektoren dhe bashkëpunëtorët, të shoqëruar edhe nga udhëheqësja e projektit ALLED2, Efka Heder.

I informova se jemi duke punuar në reformimin e këtij segmenti të arsimit i cili është vendosur edhe si një nga fushat prioritare në Planin Strategjik të Arsimit për pesë vitet e ardhshme.

Biseduam po ashtu për mundësitë e mbështetjes për Kosovën në kualifikimin e mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, validimin e kualifikimeve, si dhe për programe të reja dhe rishikim të atyre ekzistuese.

I falenderova për gatishmërinë për ta mbështetur këtë segment të rëndësishëm të arsimit, zhvillimi i të cilit është një nga prioritetet e MAShTI.

Rektorja Dijana Vican u zotua që ekspertizën dhe përvojën e Universitetit të Zarës ta vë në dispozicion të mbështetjes për arsimin në Kosovë për çka jemi shumë falenderues.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...