Nagavci thirrje drejtorëve e mësimddhënësve: Energjia elektrike të shfrytëzohet në mënyrë efikase në shkolla

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, kanë pasur rastin që të prezantojnë punën që kanë bërë gjatë fushatës për kursimin e energjisë elektrike para ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

- paragrafi 1 -

Gjatë vizitës në këtë shkollë, ministret kanë përgëzuar nxënësit për këtë fushatë dhe kanë biseduar me ta për mënyrën se si mund të kursehet energjia elektrike dhe për ndikimin e tyre në këtë drejtim.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci theksoi se nxënësit e kësaj shkolle janë shumë aktivë në fushatat me rëndësi për komunitetin, ndërsa theksoi se kreativiteti i tyre në të ardhmen mund të sjellë rezultate edhe më të mëdha në inovacion.

Megjithatë, ministrja tha se aktualisht është shumë e rëndësishme që edhe nxënësit të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike, duke vetëdijësuar familjet dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Pasi që përmendi pasojat e shumëfishta që ka konsumimi i pandërgjegjshëm i energjisë elektrike në buxhetin e shtetit, në buxhetin e familjes, por edhe në ndotjen e ambientit gjatë prodhimit të energjisë, ministrja Nagavci bëri thirrje që energjia elektrike të shfrytëzohet në mënyrë efikase në shkolla, në familje e kudo tjetër.