Nagavci: Edukimi cilësor është prioritet i ynë si Qeveri

- Advertisement -

“Edukimi cilësor është prioritet i ynë si Qeveri”. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një diskutim publik ku u prezantua drafti i Kurrikulës për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Edukimi cilësor është prioritet i ynë si Qeveri. Në një diskutim publik prezantuam sot draftin e Kurrikulës për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme.

Brenda dy viteve e gjysmë mandat, kemi finalizuar Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e hershme dhe së shpejti do të finalizojmë edhe Kurrikulën, si një dokument i domosdoshëm për fëmijët tanë.

Falenderoj grupin punues, ekspertët, partnerët vendor dhe ndërkombëtarë dhe të gjitha palët e përfshira në hartimin e këtij dokumenti, për punën dhe kontributin në këtë proces.

- Advertisement -

Si Ministri nuk do të ndalemi me kaq, por do të punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë mjedis të sigurt e mbështetës.