E enjte, 19 Shtator, 2024

Nagavci: Edhe sivjet librat do të blihen nga prindërit me subvencionim të Qeverisë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edhe sivjet librat do të blihen me subvencionim të Qeverisë dhe se nuk do të ketë vonesa, si vitin e kaluar.

Sipas saj, me vendimin për subvencionim buxheti është kursyer.

- Advertisement -

“Nuk vonohen librat. Njoftimet do të dërgohen me kohë, do të vazhdohet me subvencionim të familjeve. Po shohim edhe disa praktika të tjera që janë në vende edhe ekonomikisht më të zhvilluara se Kosova”, ka thënë ajo  të mërkurën në “Konfront” të KTV-së.

Nagavci ka folur edhe për mbingarkesën në çantat shkollore të fëmijëve, megjithatë nuk ka dhënë detaje se si do të zgjidhet kjo çështje.

“Barra e çantës së fëmijëve do të zvogëlohet, detajet do të jepen me kohë”, ka deklaruar. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...