E enjte, 6 Mars, 2025

Nagavci e vështirëson situatën me librat: Për prindërit që s’dinë të qasen në ‘e-Kosova’ për rimbursim, do të ketë linjë telefonike

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se për prindërit që s’dinë të qasen në platformën “e-Kosova” do të kenë të mundshme qasjen në linjë telefonike, që do t’i mësojnë mënyrat e përdorimit.

“Obligimi ligjor i Ministrisë së Arsimit është të siguroj librat nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë me kërkesën tonë në fund të vitit të kaluar shkollor, shkollat i kanë mbledhur ato në mënyrë që ato të përcillen te gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Nagavci.

- Advertisement -

Për prindërit të cilët nuk dinë të qasen në platformën shtetërore “eKosova” ajo ka thënë se do ta kenë të mundshme qasjen në një linjë telefonike prej së cilës do të mësojnë për mënyrat e përdorimit, raporton RTK-ja.

“Në tri vite nga 2016-ta janë shpenzuar nga buxheti i shtetit më shumë se 20 milionë euro. Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar 54 milionë e 555 mijë e 780 euro. Pra s’po flasim për shuma të vogla, por dhjetëra mijëra euro që duhet të shfrytëzohen për tekste të mira për nxënës dhe pa asnjë abuzim”, ka thënë Arbërie Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj organizon një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së UÇK-së

Shkolla "Shaban Jashari", në Skenderaj sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të...

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH)

Gjimnazi "Hivzi Sulejmani" është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH),...

Edoneta Sada, edukatorja nga Cermjani i Gjakovës – çdo ditë jep maksimumin për edukimin e fëmijëve

Puna e edukatoreve në shkolla është shumë e rëndësishme, pasi luajnë rol kyç në...

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ftohet të mbajë ligjëratë në Universitetin e Cambridge

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të mbajë ligjëratë në Universitetin...