E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci e quan tronditës lajmin për vrasjen e mësueses

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në reagimin e saj për vrasjen e një gruaje me sëpatë nga bashkëshorti i saj, tha se rastin e bënë edhe më të rëndë fakti që ishte mësuese dhe do t’i mungoj përgjithmonë nxënësve të saj.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ngjarja ndodhi në ditën kur ora e parë e mësimit po i kushtohej kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

- Advertisement -

“Vrasja e grave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurt vetëm si të barabartë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...