E hënë, 20 Janar, 2025

Nagavci e quan të domosdoshëm projektligjin për tekste shkollore: Ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, thotë se Projektligji për tekste shkollore është në të mirë të fëmijëve dhe si i tillë duhet kaluar. Ajo ka mohuar akuzat se projektligji në fjalë po bëhet për interesat të dikujt.

E para e arsimit, konsideron se një nismë e tillë ka filluar me qeveritë e kaluara por që nuk kanë arritur ta përfundojnë. Prandaj e konsideron si të nevojshëm.

- Advertisement -

Thotë se janë të hapur për propozime por jo të pengohet “interesi si së mirës së përgjithshme”.

“Interesat e mia janë interesa që i shërbejnë të përgjithshmes pra qëllimi, synimi im si ministre është që të përmirësojë cilësinë e teksteve mësimore, nuk ka asnjë dyshim që tekstet kanë nevojë të përmirësohen dhe PDK-ja apo kushdo qoftë tjetër synon që të punojë për të mirën e fëmijëve tanë do duhej të paraqitnin argumente jo shpifje. Ajo se çka kemi bërë me këtë projektligj është që përfundimisht si Qeveri kemi arritur të finalizojmë një ligj të cilin për së paku 10 vite të gjitha qeveritë e kanë nisur si punë e nuk e kanë finalizuar asnjëherë. Është më mirë që të na tregojnë arsyet e tyre cilat janë propozimet konkrete me projektligj e jo të pengojnë punën në interes të së mirës së përgjithshme”, thotë Nagavci.

Ministrja e Arsimit thotë se Projektligji në fjalë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim. Thotë se risi tjetër është edhe mundësia e përkthimit të teksteve dhe përmbajtën digjitale.

“Është një projektligj tejet i rëndësishëm i cili domosdoshmërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim për shkak edhe të disa risive që i sjell, si p.sh recezentet do të jenë emrat e tyre do të jenë publik nga fillimi do të kalojnë në proces të zhvillimit profesional duke adresuar të gjitha dimensionet që janë të rëndësishme në hartimin e teksteve shkollore pra jo vetëm aspektet profesionale por edhe aspektet tjera siç janë çështjet e barazisë dhe çështjet e gjithë përfshirjes mos diskriminimit e kështu më radhë përtej kësaj recezentët do të jenë të certifikuar dhe recensionet e tyre do të jenë publike. Risitë tjera që sjell ligji është se do të ofrohet mundësia e përkthimit të teksteve edhe përmbajtjen digjitale, pastaj rishikimi i vazhdueshëm i teksteve shkollore dhe elemente tjera që domosdoshmërish do dërgojnë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore”, deklaroi Nagavci./EO

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...