E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nagavci e Hyseni vunë gurëthemelin çerdhes së re me vlerë mbi 710 mijë euro

- Advertisement1-

Gjilanit po i’u shtohet edhe një çerdhe e re në lagjën “Qarku I” me vlerë mbi 710 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë hedhur sot gurëthemelin e kësaj çerdhe.

- Advertisement -

“Sot, bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci hodhëm gurëthemelin për fillimin e ndërtimit të çerdhes së re në lagjen “Qarku I” me vlerë totale prej 710.995.62€… Vetëm bashkë mund të krijojmë projekte zhvillimore për gjeneratat e ardhshme, prandaj mirëpresim bashkëpunimin me Ministrinë në investime tjera për arsimin në komunën e Gjilanit”, a deklaruar Alban Hyseni.

Çerdhja që po fillon punimet sot, do të ketë sipërfaqe prej 1552.16 m2, dhe kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 muaj deri në 5 vjeç.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Murati tregon se kur mund të dalin 100 eurot shtesë për fëmijët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do të mundohen që gjatë javës...

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët, ia kur do t’i marrin prindërit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro...

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...