E diel, 24 Nëntor, 2024

Nagavci: Do t’i përkrahim financiarisht studentët romë, ashkalinjë dhe egjiptianë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Ajo përmes një statusi në Facebook thotë se arsimi i komuniteteve është i përfshirë në politikat e MASHTI-it jo vetëm si e drejtë, por si një bazë për zhvillim individual dhe të kuptuarit e diversitetit si dhe promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi.

- Advertisement -

Andaj ministrja thotë se po fillojnë me përkrahje financiare për studentët romë, ashkalinjë dhe egjiptianë.

Postimi i saj:

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Gjithëpërfshirja dhe cilësia në arsim janë prioritet i ynë andaj në këtë drejtim jemi duke punuar me përkushtim. Arsimi i komuniteteve është i përfshirë në politikat e MASHTI-it jo vetëm si e drejtë, por si një bazë për zhvillim individual dhe të kuptuarit e diversitetit si dhe promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Andaj dhe po fillojmë me përkrahje financiare për studentët romë, ashkalinjë dhe egjiptianë.?‍??

Gjithë përfshirja ka për synim minimizimin e pabarazive në shoqëri, luftimin e diskriminimit, shmangien e margjinalizimit dhe të përjashtimit, si dhe sigurimin e mirëqenies për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.

Në linjë me këtë, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituam qytetin e Pejës, me qëllim të promovimit të mundësisë për bursa për studentë të komuniteteve ashkalinj, egjiptianë dhe romë për të studiuar në Fakultetin e Edukimit. Për të vazhduar më pastaj me angazhim për punësimin e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Me ministrin Krasniqi kohë më parë kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për ofrimin e ndihmës financiare për studentë në të gjitha universitetet publike të vendit.

Përmes përkrahjes që rrjedhë nga Memorandumi do të sjellim përfitime afatgjata për gjithë shoqërinë pasi kjo do të kontribuonte në krijimin e kuadrit me kualifikim të lartë nga këto komunitete dhe gjithashtu në rritjen e nivelit arsimor në komunitetet përkatëse.

Takuam gjithashtu edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të cilin biseduam për gjendjen në arsim dhe bashkëpunimin mes nivelit qendror e lokal si dhe përmirësimin e kushteve për arsimimin e grupeve të margjinalizuara.

Gjatë ditës qëndruam edhe në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, ku takuam nxënës të komuniteteve që ndjekin mësimin intensiv si dhe prindërit e tyre. Biseduam për rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e fëmijëve, për angazhimi e përbashkët që asnjë fëmijë të mos jetë jashtë bankave shkollore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...