E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Do të ndërtojmë çerdhe të parafabrikuara, mund të lëvizin sipas nevojës së popullësisë

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se do të ndërtojnë çerdhe të parafabrikuara të cilat mund të lëvizin sipas nevojës së popullësisë, shkruan Albanian Education.

Ajo ka njoftuar se është shpallur tenderi për angazhimin e kompanisë e cila do të bëjë projektimin dhe mbikqyrjen e çerdheve parafabrikuara.
Njoftimi i ministres:
Kemi shpallur sot tenderin për angazhimin e kompanisë e cila do të bëjë projektimin dhe mbikqyrjen e çerdheve parafabrikuara.
Ftoj kompanitë e interesuara që të aplikojnë e të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Çerdhet e parafabrikuara janë trend në rritje në botë sepse janë në kuadër të agjendës së gjelbërt, pra, shkurtojnë dukshëm kohën e ndërtimit nga rreth 2 vite në 4 muaj, 80% e tyre ndërtohen në fabrika duke ruajtur kështu edhe ambientin.
Po ashtu, mund të transportohen nga një vendbanim në tjetrin varësisht nga lëvizja e popullatës – karakteristikë kjo shumë e rëndësishme sidomos për viset rurale.
Vendimmarrja jonë i merr për bazë të dhënat e trendet demografike (përfshirë numrin e lindjeve që nga viti 2013) dhe madhësinë e vendbanimeve në gjithë Kosovën për të nxjerrë kështu projeksionet për listën e vendbanimeve me numrin më të madh të fëmijëve.
Njëkohësisht, kemi finalizuar studimin e fizibilitetit i cili ka treguar se ekzistojnë mundësitë në Kosovë e rajon që të fusim në funksion çerdhet e parafabrikuara.
Ju bëj thirrje komunave për bashkëpunim në mënyrë që të gjithë fëmijëve të ju ofrohet qasje në edukimin e hershëm sepse kjo është faza me e rëndësishme për formimin e tyre.
Detajet e tenderit i gjeni në këtë link:

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...