Nagavci: Do të ndajmë 43 bursa me vlerë 8 mijë e 500 euro

- Advertisement -

Ministrja e Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore. 

- paragrafi 1 -

Nagavci njofton tutje se me këtë vendim, të gjithë studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8 mijë e 500 eurosh, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

MASHTI vazhdon mbështetjen për studentët

Sot kemi nënshkruar vendimin për ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore.

- Advertisement -

Me këtë vendim, të gjithë studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8 mijë e 500 eurosh.

Me këtë bursë po përkrahim të rinjtë e të rejat tona në zhvillimin e tyre akademik e profesional, të cilët këto do t’i kthejnë në avansimin e politikave dhe zhvillimin e vendit.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vazhdon zotimin e përvitshëm të mbështetjes së këtyre studentëve dhe të tjerëve gjatë ditëve në vijim.

Për studentët tanë, me studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!
#QeveriaKurti
#QeveriapërStudentët