E enjte, 19 Shtator, 2024

Nagavci: Do të kërkojmë llogaridhënie që paga e dinjitetshme e mësimdhënësve të kthehet përfitim për nxënësit

- Advertisement1-

Pas bërjes publike të vlerës së koeficientit 105 euro, ministrja Arbërie Nagavci, ka deklaruar se do të ketë pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë.

“Llogaridhënia do të jetë mekanizmi ynë që do të na garantojë se kjo pagë kthehet në përfitim për nxënësit tanë”, ka shkruar Nagavci, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë!

Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.

Paga bazë është vetëm fillimi. Ligji promovon shtesat për mësimdhënës në bazë të performancës/licencimit. Ky është synimi jonë, nxitje të vazhdueshme monetare dhe jo monetare për performancë më të mirë të mësimdhënësve tanë. Rritja në paga duhet të jetë shpërblyese për mësimdhënësit e mirë dhe nxitje për mësimdhënie cilësore.

Llogaridhënia do të jetë mekanizmi ynë që do të na garantojë se kjo pagë kthehet në përfitim për nxënësit tanë.

- Advertisement -rrrrrrr

Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia. Dhe, për këtë besoj shumë në vullnetin dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për të ofruar mësimdhënie cilësore.

Jemi së bashku në rrugëtimin tonë për një arsim më të mirë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...