Nagavci: Arsimi është prioritet i Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se arsimi është prioritet i Qeverisë Kurti.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtyre tri viteve, Nagavci, thotë se kanë marrë veprime konkrete duke nisur që nga fëmijëria e hershme e deri tek arsimi i lartë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

⬆️Për 3 vite qeverisje, shumë punë të realizuara

Arsimi është prioritet i Qeverisë Kurti. Me shumë përkushtim, po punojmë dhe jemi duke realizuar politikat që sigurojnë edukim e arsim gjithpërfshirës dhe cilësor. Gjatë këtyre tri viteve kemi marrë veprime konkrete duke nisur që nga fëmijëria e hershme e deri tek arsimi i lartë. Gjatë kësaj periudhe në fokus kemi pasur të vegjlit, nxënësit e studentët e mësimdhënësit.

- Advertisement -

👧🏼👦🏼Edukimi në fëmijërinë e hershme

🔴Kemi finalizuar dhe është miratuar Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme;

🔴Kemi draftuar Kurrikulën e re për EFH dhe tashmë ka nisur pilotimi i saj;

🔴Është miratuar Udhëzuesi për Ushqyeshmëri të Shëndetshme në Fëmijëri të Hershme;

🔴Është themeluar Komiteti Këshillëdhënës për EFH;

🔴Po përmirësojmë infrastrukturën fizike me ndërtimin e çerdheve të reja dhe po adaptojmë ambientet ekzistuese.

📚✏️Arsimi Parauniversitar

📍Për herë të parë filluam dhe po implementohet suksessshëm arsimi dual. Në vitin e tretë të qeverisjes, arsimi dual po zbatohet në 12 profile, në 21 shkolla të Kosovës;

📍Për herë të parë rishikuam tekstet shkollore të gjuhës Shqipe dhe Matematikës për arsimin e obligueshëm;

📍Unifikuam Abetaren Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;

📍Është bërë teksti shkollor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nxënësit e diasporës, për nivelin e parë dhe nivelin e dytë;

📍Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore;

📍1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës;

📍Vazhdon mbështetja për zhvillimin profesional të mësimdhënësve;

📍Kemi ndarë buxhetin tek komunat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta;

📍Janë certifikuar 409 Asistentë me Programin e Pearson;

📍Kemi ndarë buxhetin tek komunat për punësimin e 520 pedagogëve dhe psikologëve shkollorë;

📝Gjithpërfshirja dhe mundësitë e barabarta

🖇️ Kemi ndarë 350,000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja te veçanta;

🖇️110 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe nxitjen e djemve për të ndjekur profile deficitare (vlera e bursës është 500 Euro në vit dhe vijon për tre vite të shkollimit);

🖇️300,000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Përfituan rreth 1000 nxënës;

🖇️496,690.27 euro për qendrat mësimore të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian;

🖇️1.7 milion euro për 300 mësimdhënës në gjendje jo të mirë shëndetësore;

🖇️Subvencionuam 7 OJQ në vlerë 170.000.00 euro për përkrahjen e nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti dhe ndamë shpërblime për 88 nxënës fitues të garave me vlerë 30.000.00 euro;

🖇️Akreditituam programin e nivelit të pestë për gjuhën e shenjave;

🖇️Inauguruam 8 qendra të karrierës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), në: Mitrovicë, Podujevë, Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Deçan;

🎓🔭Arsimi i lartë dhe shkenca

📎Arsimi Publik Falas. Nga viti akademik 2021/2022 të gjithë studentët e universiteteve publike janë të liruar nga pagesa semestrale;

📎Kemi zgjidhur problemin shumëvjeçar të verifikimit të diplomave për 15.468 studentë të cilëve nuk u njiheshin diplomat për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz;

📎Funksionalizuam Agjencinë e Kosovës për Akreditim me Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asociuar;

📎Rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës pas një dekade dhe miratuam Programin e ri Kombëtar të Shkencës për vitet 2023-2028;

📎Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe;

👩🏼‍🎓👨🏼‍🎓Për 3 vite, mbi 10 milionë euro mbështetje për studentët

📌5175 studentë përfitues të Bursave Elitare;

📌4880 bursa në vlerë 1 mijë euro për studentë të fushave STEM;

📌73 studentë me nevoja të vecanta përfituan bursa. Shuma totale e përkrahjes 61.712.00 euro.

📌13 studentë të nivelit master, sipas listës Shangai përfituan mbështetje financiare në vlerë 7 mijë euro;

📌103 studentë të nivelit të doktoratës që studiojnë në top universitetet më të mira në botë, sipas listës Shangai i mbështetëm me nga 8 mijë e 500 euro;

📌81 studentë nga komunitetet përfituan bursë në vlerë 1 mijë euro;

📌169 bursa të ndara në kuadër të programit “Stipendium Hungaricum” (marrëveshja MAShTI-Qeveria Hungareze).

📌Në kuadër të marrëveshjes me Francën, 4 studentë përfituan bursë për studime në nivelin master në institucione të arsimit të lartë në Francë.

📌Vazhdon zbatueshmëria e programit Fulbright për Kosovën sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet MASHTI-it dhe Ambasadës Amerikane (2021-2025/2026). Investimi i qeverisë për programin Fulbright (600 mijë euro në vit) e rendit Kosovën në vendin numër një në botë për shumën e bashkëfinancimit të programit Fulbright për kokë banori.

📝Infrastruktura ligjore:

Që kur e kemi pranuar detyrën në mars të vitit 2021 kemi finalizuar 10 ligje dhe 32 Udhëzime Administrative që rregullojnë proceset, përcaktimin e zbatimit të ligjeve dhe normave administrative në të gjitha nivelet e arsimit.

Edhe në periudhën e mbetur të mandatit, do të vazhdojmë punën drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit, dhe finalizimit me sukses të proceseve të nisura.