E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Arsimi dhe kalimi në të mësuarit digjital janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe drejtori i British Council Kosova, Angus Bjarnason, morën pjesë në takimin virtual, ku u shpallën fituesit e Sfidës Nacionale të Kodimit 2021, për shkollat e mesme të ulëta që janë trajnuar në ciklin 4 dhe 5 të programit “Shkollat e Shekullit 21”, të zbatuar nga British Council dhe MAShTI.

Në këtë takim, ministrja Nagavci ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e saj, ndërsa ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për këtë mundësi që ua ka dhënë nxënësve tanë.

- Advertisement -

Duke folur për ndikimin e pandemisë COVID-19 në fushën e arsimit, ministrja Nagavci vlerësoi se programi “Shkollat e Shekullit 21” mundëson që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa, duke siguruar qasje për të gjithë fëmijët në platforma dhe pajisje digjitale që mundësojnë dhe lehtësojnë mësimin.

Nagavci po ashtu tha se pasojat e pandemisë kanë nxitur inovacionin dhe digjitalizimin në sektorin e arsimit dhe kjo është mundësuar nga ky program, i cili i ofron çdo fëmije mundësinë për të mësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe për të arritur potencialin e tij të plotë, me ndihmën e mentorëve të përkushtuar dhe me përvojë.

Ndër të tjera, Ministrja tha se Sfida Nacionale e Kodimit fokusohet në një nga qëllimet kryesore të programit: të nxisë të mësuarit dhe të rrisë njohuritë për Mendimin Kritik, Zgjidhjen e Problemeve dhe Kodimin, duke inkurajuar kreativitetin dhe inovacionin e të rinjve.

Ministrja Nagavci theksoi se, arsimi dhe kalimi në të mësuarit digjital janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur, ndërsa sigurimi i qasjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse në arsimin digjital i pajis të rinjtë me aftësi digjitale që do t’i ndihmojnë ata të konkurrojnë në tregun e punës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...