Nagavci: 1600 mësimdhënësve ja kemi ruajtur normat dhe po punojmë të mos ju rrezilohet vendi i punës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se përgjatë këtij një viti e gjysëm qeverisje kanë realizuar një mori punësh e kanë nisur reformat.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi ka deklaruar se kanë ruajtur vendin e punës së mësimdhënësve.

- Advertisement -

“1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës e po punojmë njëkohësisht edhe për riplanifikim e kujdes për buxhetin”, ka shkruar Nagavci përmes një postimi në Facebook.

“Ndër tjera kemi zgjidhur problemin me norma, psh. në Komunën e Fushë Kosovës – ky problem ka qenë më shumë se 10 vjet. Në buxhetin e vitit 2023 tashmë janë paraparë më shumë se 150 norma të stafit arsimor për këtë komunë”, ka shkruar tutje Nagavci.