Ministrja Nagavci jep një lajm fantastik: 2 milionë euro për 2 mijë bursa STEM

- Advertisement -

Minsitrja Arbërie Nagavci ka dhënë një lajm tejet të mirë.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë vit, me dyfishim të buxhetit nga 1 milion në 2 milionë, e me rritje të numrit të përfitueseve nga 1 mijë studente vajza/gra në 2 mijë, kanë rritur përfshirjen e studentëve tanë në fushat STEM, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

👩🏼‍🔬2 milionë euro për 2 mijë bursa STEM

🔭Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se edhe këtë vit po vazhdojmë mbështetjen financiare të vajzave dhe grave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.

- Advertisement -

👨🏼‍🔬Këtë vit, me dyfishim të buxhetit nga 1 milion në 2 milionë, e me rritje të numrit të përfitueseve nga 1 mijë studente vajza/gra në 2 mijë, po rrisim përfshirjen e studentëve tanë në fushat STEM. Gjithashtu, kësaj radhe po përkrahim edhe djemtë/burrat në këto fusha prioritare.
🔴Të gjitha detajet e hollësishme të konkursit i gjeni në këtë thirrje:

🟢Procesi i aplikimit do të realizohet online përmes platformës E-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/435.
🧫E ardhmja është STEM!