Në kuadër të vlerësimeve vjetore për punën dhe angazhimin profesional, shkolla “Pavarësia”, në Prishtinë ka përzgjedhur dy mësimdhënëse të dalluara për vitin shkollor 2025/2026.
Nafie Kuçi është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në arsimin fillor, kurse Lumnije Kadriu Hajdari është zgjedhur mësimdhënëse e Dalluar në arsimin e mesëm të ulët.
Njoftimi i shkollës:
Mësimdhënëset e Dalluara 2025/2026
Në kuadër të vlerësimeve vjetore për punën dhe angazhimin profesional, shkolla jonë “Pavarësia” ka përzgjedhur dy mësimdhënëse të dalluara për vitin shkollor 2025/2026.
🌟 Nafie Kuçi – Mësimdhënëse e Dalluar në Arsimin Fillor
🌟 Lumnije Kadriu Hajdari – Mësimdhënëse e Dalluar në Arsimin e Mesëm të Ulët
Ky vlerësim vjen si rezultat i punës së tyre të përkushtuar, qasjes bashkëkohore në mësimdhënie dhe ndikimit të dukshëm në arritjet e nxënësve. Ato kanë dëshmuar përgjegjësi të lartë profesionale, kreativitet në organizimin e aktiviteteve mësimore dhe rol aktiv në forcimin e bashkëpunimit brenda komunitetit shkollor.
Puna e tyre reflekton seriozitet, përkushtim dhe dashuri për arsimin – vlera që e bëjnë shkollën tonë më të fortë çdo ditë.
Urime të sinqerta për këtë arritje të merituar!
Jemi krenarë me ju dhe ju dëshirojmë edhe shumë suksese në vazhdim! 🌷📖
