“Na priftë e mbara”, ministrja Nagavci jep lajmin e fundit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Kosova është pranuar si vend mysafir në raundin e 11-të të Anketës Sociale Evropiane (European Social Survey “ESS”) – Evropian i Infrastrukturës Kërkimore që është studim ndërkombëtar që kryhet çdo dy vjet në të gjithë Evropën që nga viti 2002.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se këtë vit, Kosova është pranuar si vend mysafir dhe do të marrë pjesë në raundin e 11-të të anketës.

- Advertisement -

“Anëtarësimi në ESS ERIC si vend mysafir i sjellë Kosovës një sërë përfitimesh si matje shkencore e saktë e qëndrimeve të popullatës, besimi institucional dhe social, shëndeti, mirëqenia subjektive, përjashtimi social, krimi, feja, diskriminimi i perceptuar, identiteti kombëtar dhe etnik”, thotë ajo.

Postimi i saj:

Kosova është pranuar si vend mysafir në raundin e 11-të të Anketës Sociale Evropiane (European Social Survey “ESS”) – Evropian i Infrastrukturës Kërkimore që është studim ndërkombëtar që kryhet çdo dy vjet në të gjithë Evropën që nga viti 2002.

- Advertisement -

Këtë vit, Kosova është pranuar si vend mysafir dhe do të marrë pjesë në raundin e 11-të të anketës.

Në këtë raund, përveç temave të zakonshme, do të trajtohen edhe temat e pabarazive shëndetësore dhe roleve gjinore. Kosova do të marrë pjesë si vend mysafir, me synimin që të fitojë anëtarësim të plotë në të ardhmen.

Pyetësori kryesor i ESS mbulon disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen shoqëritë evropiane, si emigracioni, ndryshimet klimatike, besimi politik, shëndeti e mirëqenia.

Anëtarësimi në ESS ERIC si vend mysafir i sjellë Kosovës një sërë përfitimesh si matje shkencore e saktë e qëndrimeve të popullatës, besimi institucional dhe social, shëndeti, mirëqenia subjektive, përjashtimi social, krimi, feja, diskriminimi i perceptuar, identiteti kombëtar dhe etnik.

Metodologji e cilësisë së lartë e përdorur për zbatimin e ESS që mund të promovohet si shembull i praktikës më të mirë për hulumtim rigoroz të opinionit publik, etj. Kështu

Kosova shënon edhe një përparim në kuadër të ndërkombëtarizimit të veprimtarisë shkencore e kërkimore të vendit tonë.

Na priftë e mbara!