Myzafere Gogolli dhe Isa Zeka shpallen mësimdhënës të dalluar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri

- Advertisement5 -

Për vitin shkollor 2025-2026, shkolla “Andon Zako Çajupi” ka nderuar edukatoren Myzafere Gogolli dhe mësimdhënësin Isa Zeka me titullin “Mësimdhënës i Dalluar”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky titull jepet për të njohur përkushtimin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të palodhshëm në edukimin dhe formimin e nxënësve.

- Advertisement - M1

Shkolla thekson se puna, kreativiteti dhe dashuria e tyre për arsimin janë një shembull frymëzimi për kolegët dhe brezat e rinj.

“Mësimdhënësit tanë të dalluar dëshmojnë se përkushtimi dhe profesionalizmi sjellin rezultate të shkëlqyera në procesin mësimor,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - m2

Mësimdhënës të dalluar të shkollës sonë

Me krenari dhe respekt të veçantë, shkolla jonë vlerëson përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të mësimdhënësve që çdo ditë kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Për këtë vit shkollor, 2025-2026 titullin “Mësimdhënës i dalluar” e kanë fituar:
Edukatorja Myzafere Gogolli dhe mësimdhënësi Isa Zeka.

Puna, përkushtimi dhe dashuria e tyre për arsimin janë shembull i frymëzimit për nxënësit dhe kolegët. Ata kanë dëshmuar se me profesionalizëm, kreativitet dhe përkushtim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera në procesin mësimor.

Shkolla jonë është krenare që ka në mesin e saj mësimdhënës të tillë, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe në suksesin e nxënësve.

Urime dhe suksese të mëtejshme!

az