E diel, 19 Janar, 2025

Mutacioni i ri i Covid-19 infekton më lehtë fëmijët, shkenctarët të shqetësuar pas të dhënave të fundit

- Advertisement1-

Shkencëtarët janë të shqetësuar se mutacioni i ri koronavirusit mund mund të infektojë më lehtë fëmijët, pasi të dhënat e fundit tregojnë se targeti i preferuar i virusit të ri janë moshat e reja.


Ekspertët po hetojnë me urgjencë variantin e ri të Covid-19 që ka shpërthyer në Britaninë e Madhe për të kuptuar më mirë efektet e tij tek pacientët.

- Advertisement -

Profesori Neil Ferguson, nga Kolegji Imperial në Londër u tha gazetarëve sot se të dhënat mbi infeksionet në Juglindje treguan se varianti i ri i virusit kishte një shkallë statistikisht më të lartë të infeksionit tek fëmijët sesa variantet paraardhës. Ai u shpreh: “Ekzistojnë shenja se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët. Kjo mbase mund të shpjegojë disa nga ndryshimet”.

“Ne jemi ende duke hulumtur. Kjo është një hipotezë për momentin e cila nuk është provuar, por nëse do të ishte e vërtetë, atëherë kjo mund të shpjegojë një pjesë të konsiderueshme, ndoshta edhe shumicën e rritjes së transmetueshmërisë, por duhet të bëhet më shumë punë për të hulumtuar në detaje”.

Profesoresha Wendy Barclay shton “Ne nuk po themi se ky është një virus i cili synon specifikisht fëmijët ose është më specifik në aftësinë e tij për të infektuar fëmijët, por ne e dimë se Covid nuk ishte aq efikas në prekjen e fëmijëve sa ishte tek të rriturit”. Po sipas profesoreshës virusi i ri ishte më i aftë të lidhet me qelizat njerëzore për t’i infektuar ato, dhe me mutacionin e ri fëmijët janë të barabartë me të rriturit sa i takon infeksionit.

Disa shtete të rëndësishme evropiane po ndërpresin përkohësisht fluturimet në drejtim të Britanisë së Madhe. Ndërkaq, në orët në vijim pritet një qëndrim i unifikuar i Brukselit në lidhje me këtë çështje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...