Mustafa Kajtazi, mësimdhënës e drejtues shembullor në arsim në Mitrovicë

- Advertisement -

Mustafa Kajtazi është sigurisht njëri ndër emrat më të nderuar të arsimit mitrovicas.

- paragrafi 1 -

Për shumë vite ai ka dhënë mësim në lëndën e gjeografisë në shkollën model “Ismail Qemali” në Mitrovicë, duke u shquar si arsimtar shembullor, me dije të thella dhe përkushtim të pashoq ndaj nxënësve të tij.

- Advertisement -

Me punën dhe moralin e tij ai u bë model frymëzimi për gjenerata të tëra, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim.

Prej disa vitesh, Mustafa Kajtazi me profesionalizëm e përkushtim drejton shkollën “Ismail Qemali” si drejtor, duke dëshmuar se vizioni, mençuria dhe ndershmëria e një mësuesi të mirë janë po aq të domosdoshme edhe në udhëheqje.

Se sa modest është ai, është parë poashtu kur para se të përfundonte mësimi këtë viti, drejtori ka pastruar oborrin e shkollës së bashku me punëtorët teknik.

- Advertisement -

Përndryshe, Mustafa Kajtazi është i ati i sopranos, Elbenita Kajtazi e cila është shqiptarja e parë që ka debutuar në shtëpinë operistike të Vjenës e shumë skena tjera të mëdha botërore./Mitropol/