E diel, 19 Janar, 2025

Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave: Ka dyshime, buxheti u rrit 2 herë

- Advertisement1-

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar lidhur me çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore. Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas Mustafës, Ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.

Sipas Mustafës, MASHT kishe alokuar për këtë tender 4.3 milionë euro, derisa sipas shifrave që ka prezantuar ministrja Nagavci, do të tejkalohet buxheti prej 9 milionë euro.

- Advertisement -

Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentare dhe Prokurorinë e shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë #ështje, meqë ka rritje të shpenzimeve për tekset shkollore më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Reagimi i plotë:

Dyshimet vazhdojnë

Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.

Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.

Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.

- Advertisement -rrrrrrr

Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.

Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...