E premte, 20 Shtator, 2024

Musmurati: Mësimi mund të mos fillojë me 1 shtator, shumë qytete s’kanë librari fare

- Advertisement1-

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal.

Temë diskutimi do të jetë edhe çështja e teksteve shkollore, ngase Ministria e Arsimit ka deklaruar se ato do të blihen nga prindërit e më pas do të rimburësohen.

- Advertisement -

Kryetarja e kolegjiumit të DKA-ve, Besianë Musmuratit, njëkohësisht drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë, tha se po të kishin ditur më herët për alternativën që MAShTI ka zgjedhur do të interesoheshin për gjetjen e një zgjidhje për furnizim me tekstet.

Madje ajo shprehet skeptike që mësimi do të fillojë me një shtator, duke potencuar se ka shumë qytete që nuk kanë librari fare.

“Jemi mbledhur këtu sot për të diskutuar siç mblidhemi çdo vit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe problematikat. E kemi ftuar kësaj radhe edhe ministren Nagavci. Takime të tilla ishte dashur të thirreshin nga ministrja vetë, por po detyrohemi si asociacion t’i bëjmë këto”.

“Sa i përket pikës së parë që është me rëndësi në nivel vendi është furnizimi me tekste shkollore. Në parim ne nuk kemi asnjë problem me format alternative të furnizimit, por mendojmë se do të jetë e pamundur që mësimi të fillojë me kohë po ta kishim ditur më herët do mundoheshim edhe si komuna të vepronim diçka. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ministrisë siç kemi bërë çdo vit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ministrinë por gjithsesi jemi kundër dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe kundër vonesave. Kemi shumë qytete që nuk kanë librari fare”, u shpreh Musmurati.

AKK-ja ka kritikuar MAShTI-n ditë më parë për shkak të mos arritjes të furnizimit me libra shkollorë të drejtorive komunale, dhe vendimit të ri të këtij institucioni për blerjen e librave nga prindërit dhe më pas kompensimin nga MAShTI.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...