Murati: Shtesa për përvojën rritet në 0.50%, përfshihen edhe muajt e kaluar

- Advertisement5 -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se përveç pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me një rritje të shtesës për përvojën e punës.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, shtesa për përvojën e punës është rritur nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para të përvojës, çka përkthehet në rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

- Advertisement - M1

Murati ka bërë të ditur se kjo shtesë e rritur nuk vlen vetëm për muajin aktual, por është aplikuar edhe në mënyrë retroaktive për muajt janar dhe shkurt.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës.

- Advertisement - m2

Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit.

Vlen të theksohet që shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt.

Kurse sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë.

Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues.