E diel, 24 Nëntor, 2024

Murati: SBASHK-u ka marrë nga mësuesit 3.2 milion euro, mund t’i paguajë vetë grevistët

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar të hënën rreth grevës së punonjësve të arsimit dhe të administratës, e cila ka nisur më 25 gusht dhe po vazhdon, për çka dikasteri që ai drejton, mori vendim për ndalim të pagës së punëtorëve që marrin pjesë në grevë.

Në një konferencë për media të hënën, Murati ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për pesë vjet ka mbledhur fond prej 3.2 milionë eurosh në emër të anëtarësisë dhe se me këto mjete do të duhej t’i paguante punëtorët e arsimit nëse i thërret për grevë.

- Advertisement -

Por, sipas tij, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këto mjete.

“Në pesë vjetët e fundit, SBASHK-u nga thesari, pra janë mjete që kanë dalë nga pagat e punëtorëve të arsimit me urdhër të SBASHK-ut dhe i janë transferuar SBASHK-ut në llogari, për pesë vjetët e fundit janë 3.148.721 euro, pra janë gati 3.2 milionë euro që pesë vjetët e fundit SBASHK-u i ka marrë në emër të anëtarësisë dhe pyetja që do të duhej të shtrohej është se çfarë ka ndodhur me këto mjete? Ky është fondi që do të shfrytëzohej për t’i paguar punëtorët e arsimit nëse SBASHK-u do t’i ftonte në grevë”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se sindikalistët kanë deklaruar se greva do të vazhdojë, por se ata nuk tregojnë nëse Sindikata do ta mbulojë këtë kosto.

“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligje në vend për kategoritë që u lejohet greva, po ashtu praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajë punëtorët për aq sa janë në grevë. Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët mbulohen nga Sindikata. Si qeveri unë nuk mendoj që do të duhej të kishte grevë, kërcënime e shantazhe të këtij lloji që ka ndodhur pothuajse çdo vit”, ka shtuar Murati.

Ai shtoi se Qeveria ka proceduar ligjin për paga dhe është në konsultime të brendshme fillimisht dhe do të dalë edhe në konsultime publike dhe se me afat do të procedohet edhe në Kuvend, kur të kthehen deputetët në punë.

“Në projektligjin për paga janë marrë parasysh vërejtjet që i kanë pasur punëtorët e arsimit, pakënaqësitë në lidhje me koeficientët dhe trajtimin e denjë të tyre, e po ashtu janë marrë parasysh edhe shumë kërkesa të tjera qoftë ndarja e buxhetit për mësuesit që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, për ruajtjen e pozitave që janë konsideruar si tepricë teknologjike, të gjitha këto Qeveria i ka bërë me vullnetin për të mbështetur sektorin e arsimit që është prioritet”, ka shtuar ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Murati ka theksuar se Qeveria është e gatshme për bashkëpunim dhe dialog, teksa ka kërkuar nga stafi arsimor që të rikthehet në punë, pasi sipas tij, nga kjo grevë do të humbin nxënësit.

“Jemi për bashkëpunim dhe dialog, dialogu është bërë nga ministritë e linjës. Lutja ime do të ishte që të rikthehej në punë stafi arsimor pasi nga kjo do të humbin nxënësit por edhe vetë stafi arsimor sepse nuk do të paguhen me pagë të plotë, por vetëm për ditët sa nuk janë në grevë”, është shprehur ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...