Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë një paraqitjeje në emisionin në Kanal 10, Murati ka deklaruar se vendi mund të përballet me pasoja serioze institucionale, deri në rrezikim të funksionimit të shtetit.
Ai ka theksuar se pa miratimin e buxhetit, do të pamundësohet ekzekutimi i pagave për sektorin publik.
“Në mungesë të ligjit të miratuar për buxhet, me legjislacionin në fuqi, si shtet i kemi veç dy muaj që mundemi me i përdor ndarjet buxhetore të vitit paraprak. Pra, veç janarin dhe shkurtin”.
“Deri me 28 shkurt ka buxhet për pagesa: paga, pensione, fatura, shtese e këto tjerat. Pas datës 28 shkurtit asnjë pagesë nuk mundet me u ba pa buxhet”, ka thënë Murati.