Murati: Pagat u ekzekutuan si paradhënie për zëvëndësimin e orëve sipas orarit të ri

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

- paragrafi 1 -

Murati ka thënë se vendimi për ekzekutim është bërë pas konfirmimit të listave nga komunat.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mjetet financiare janë dhënë në cilësinë e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit të miratuar nga MASHT.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati./