Ministri i Financave, Hekuran Murati në interpelancën ndaj tij ka thënë se beson që pagat për mësimdhënësit do të ekzekutohen sot, nëse komunat i ka ridërguar listat.
Murati ka thënë se në rast se është bërë kjo, Thesari do të ndërmarrë të gjitha veprimet për ekzekutimin e pagave.
“Ne siç e kemi thënë kemi kërkuar organizatave buxhetore që të rikonfirmojnë listat me kushtin që të përfillet kalenadari i ri. Ato duhet ta konfirmojnë këtë. Thesari ka ndërmarrë të gjitha veprimet, shpresoj që deri në ora 15:00 të jenë konfirmuar listat. Komunat duhet të konfirmojnë listat, përndryshe pagesat nuk mund të paguhen. Po besoj se komunat e kanë bërë këtë dhe kjo do të shtyhet përpara”, tha Murati në seancë.
Ai foli edhe për kallëzimin penal ndaj tij, duke thënë se me këtë veprim PDK-ja tregoi se kush qëndroi pas grevës së SBASHK.
“Në fund kallëzimin penal e dërgoi PDK në vend të SBASHK, u pa se kush ka qëndruar prapa këtij organizimi duke lënë mbi 300 mijë nxënës pa paga.
U shpërfaq po ashtu që SBASHK nuk i përfaqëson mësimdhënësit. Përkundër faktit se për vite të tëra kanë mbledhë miliona euro, ku ishte koha tu dilte në ndihmë mësimdhënësve që hynë në grevës, SBASHK as nuk e diskutoi këtë temë, u tha shkoni te Qeveria.
Nuk duhet të ketë tentativa nga opozita që ka humbur zgjedhjet të tentojë ta sabotojë shtetin”, tha ai.