E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Murati: Orët shtesë do të paguhen me Ligjin e punës

- Advertisement1-

Ligji i punës do të jetë ai përmes së cilit do të paguhen orët shtesë të punës, ka deklaruar Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se nevoja për ligjin e pagave vjen si rrjedhojë e nevojës së një standardizimi. Sipas koeficientit të ri të prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pagat e reja për policët e lartë do të jenë 619 euro, me një rritje prej 227 eurosh.

- Advertisement -

Për policinë, Murati ka thënë se në koeficientë përfshihen edhe shtesat për rrezikshmërinë.

“Arsyeja pse ka lindur nevoja për një ligj është që të ketë një standardizim. Dmth mund të ketë edhe paga të personave të caktuar nëpër institucione që e kalojnë ndoshta edhe 1000 euro ku pagën bazë mund t’a kenë nër 500 dhe kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të mungesës së një standardizimi ku dikush ka marrë shtesa 700 euro, dikush e ka marrë vetëm pagën bazë…domethënë kjo ka ndodhë. Tash sa i përket policisë, koeficientët që janë, ka shtesa të rrezikshmërisë të cilat janë për njësitet që ekspozohen përtej rrezikut normal kurse një pjesë e rrezikshmërisë për policinë që llogaritet, pra që ta kenë, e kanë të përfshirë në page”, ka deklaruar ai.

Mirëpo në ligjin për paga, nuk do të hyjë çështja e pagesave për orët shtesë.

“Orët shtesë paguhen me ligj të punës. Pra nuk kufizohen apo nuk rregullohen me këtë ligj”, ka deklaruar Murati gjersa ka theksuar se “Pagesa e rrezikshmërisë rregullohet tash me akte nënligjore të cilat siç e thash, edhe në konferencë sot edhe në mbledhje të Qeverisë, do të finalizohen brenda kësaj jave. Mirëpo, për rrezikshmërinë që e sjell profesioni si i tillë, pra qoftë i Policisë, zjarrëfikësit apo këto, synimi ka qenë që shtesa e rregullt apo rrezikshmëria të llogaritet në pagën bazë kurse për veprimet, për njësitë që ekspozohen ndaj rreziqeve shtesë por edhe për aksionet që mund të marrë dikush pjesë edhe jashtë detyrës së rregullt, ka shtesa të rrezikshmërisë që do të aplikohen”, ka deklaruar Murati në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

- Advertisement -rrrrrrr

Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të mbahet seanca plenare.

Këtë e kanë bërë në shenje revolte për vlerën e koeficientit të ri të pagave prej 105 eurove, që është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nagavci i ndan bursë djalit të sekretares së MASHT-it

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të ndante bursa për...

Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – mesazh nga Behare Kryeziu, drejtoreshë e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

MESAZH NGA DREJTORESHA E SHKOLLËS ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË GJYSMËVJETORIT TË PARË DHE...

Rrahman Jasharaj: Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi

Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë...

Mësuesja nga Ferizaj: Kemi nevojë për me u përmbushë më shumë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse...