E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministri Murati lavdërohet me vlerën 105 euro: Është rritur buxheti për paga si asnjëherë më parë

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është lavdëruar në mbledhjen e qeverisë me vlerën e koeficientit e cila u përcaktua 105 euro.

Ai ka thënë se buxheti për paga është rritur për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

- Advertisement -

“Vlera do të jetë 105 euro. Pa shtesa pra. Pasi nëse marrim edhe shtesat, ato përbjën 12% të tërësisë së vlerës së pagave, dhe duke filluar nga shtesa e përvojës së punës, shtesa për kushte specifike e rrezikshmërinë, shtesa të tjera për kategori specifike, dhe ajo tranizitore që ajo mundëson që askujt mos t’i ulet paga”, tha Murati.

“Për vitin aktual kemi buxhetuar mbi 700 milionë, një rritje prej 105 milionë euro për dallim prej vitit të kaluar. Nëse i shohim të gjitha vitet ka 20-30 milionë euro për paga, mirëpo rritje prej mbi 100 milionë nuk ka pasur asnjëherë”, deklaroi ministri i financave.

“Si mesatare përbën rritje substanciale nga ajo që kemi pasur më herët. Është bërë punë e jashtëzakonshme nga Ministria e Brendshme dhe organizatat e tjera buxhetore”, përfundoi Albin Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...

Mësuesja Ganimete Beqiri, një prej figurave më të ndritura të arsimit

Mësuesja Ganimete Beqiri është një prej figurave më të ndritura të arsimit, një edukatore...

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...