E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Murati jep lajmin e fundit për ekzekutimin e shtesave prej 100 euro për fëmijët

- Advertisement1-

Ministria i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagave për shërbyesit publikë, shtesa e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe shtesa e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot kemi procesuar transferin e:

– pagave për shërbyesit publikë,

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.
Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.

Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.

- Advertisement -rrrrrrr

Fundjavë të mbarë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...