Ministri në detyrë Hekuran Murati ka njoftuar se edhe nesër është i hapur aplikimi për studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik.
Megjithatë, Murati nuk ka treguar se kur do të dalin 100 euro për këto kategori, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi nga Murati:
Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër.
Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses.
Studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së.