Murali i nxënësve të shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë shpallet fitues në projektin e Jahjaga Foundation

- Advertisement5 -

Shkolla “Kadri Kusari” në Gjakovë është vlerësuar si fituese në kuadër të projektit të Jahjaga Foundation, falë punës dhe përkushtimit të treguar në aktivitetet e realizuara me nxënësit gjatë fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të këtij angazhimi, nxënësit e shkollës kanë zhvilluar aktivitete të shumta kreative dhe ndërgjegjësuese, përfshirë realizimin e videove, muraleve dhe punimeve artistike, duke dhënë një mesazh të fuqishëm kundër dhunës me bazë gjinore.

- Advertisement - M1

Si rezultat i këtij projekti dhe angazhimit të vazhdueshëm, shkolla ka përfituar 100 kapela diplomimi, të cilat janë shfrytëzuar gjatë ceremonisë së diplomimit të maturantëve të shkollës.

Nga shkolla theksojnë se ky sukses është fryt i punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të nxënësve dhe stafit shkollor, ndërsa kanë ftuar publikun që për më shumë të shohin postimin dhe fotografitë e publikuara nga aktivitetet e realizuara.

705626954 1597936802341136 4237748683492194964 n

- Advertisement - m2

706436836 1444870684057778 8077139588686892807 n

706802216 1298980332346764 692964242332206752 n

Shqip | English