Fëmijët e një shkolle në Bardhosh të Prishtinës, ndonëse ndjekin mësimet, ata nuk po arrijnë të ndjekin lëndën e gjuhës shqipe. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i shëndetit të një mësimdhënëseje.
Që nga muaji tetor kur edhe janë hapur shkollat, nxënësit e klasave të gjashta në shkollën “Andon Zako Çajupi”, në Bardhosh të Prishtinës, nuk e mbajnë lëndën e gjuhës shqipe. Kjo pas përkeqësimit të shëndetit të një mësimdhënëse.
Por kjo lëndë sipas mundësive po mbahen pjesërisht nga disa mësimdhënës të
Drejtori i shkollës, Fehmi Zeqiri, nuk ka pranuar te flasë para kemerës së RTK-në, për shkak të rastit të ndjeshëm, por ka thënë se mësimi po mbahet pjesërisht, atëherë kur mësimdhënësit e tjerë kanë mundësi që ta mbajnë atë.
Prindërit, duke mos folur para kamerave, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mos mbajtjen e lëndës së gjuhës shqipe.
RTK ka disa ditë që ka provuar të ketë një përgjigje nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.