E diel, 23 Shkurt, 2025

Mungoi disa ditë në shkollë, nëna në Skenderaj rrah vajzën e mitur me kabllo të fshesës elektrike

- Advertisement1-

Veprimet e fëmijëve shpesh herë revoltojnë prindërit e tyre të cilët marrin masa radikale.

Si pasojë, në shumë raste të miturit janë viktima të dhunës psikike e fizike nga prindërit e tyre dhe shpeshherë kërkojnë edhe ndihmën e Policisë.

- Advertisement -

Kështu ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Spahiu’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka rrahur brutalisht vajzën e saj të mitur.

Sinjali mëson se palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen.

Bazuar në dëshminë e nënës, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të vajzës së saj në shkollë dhe më pas e ka rrahur duke e goditur me kabllo të fshesës elektrike.

Si pasojë e kësaj, 17-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të nisin hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...