E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Mungesë mësimdhënësish në disa shkolla të Prizrenit

- Advertisement1-

Mungesa e mësimdhënësve në shkolla po e përcjell Komunën e Prizrenit për një kohë të gjatë.

Kuvendarët kanë kërkuar veprime për eliminimin e problemit. E nga Drejtoria e Arsimit është shprehur zotimi për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje

- Advertisement -

Ankesa lidhur me mungesën e mësimdhënësve për lëndë të ndryshme mësimore nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit janë adresuar edhe gjatë këtij viti shkollor. Anëtarët e Kuvendit Komunal janë shprehur se fenomeni është duke i dëmtuar më së shumti nxënësit.

Egzona Hoxhaj, anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike, ka adresuar gjatë seancës së fundit shqetësimin e saj rreth mungesës për tashmë një kohë të gjatë të arsimtarëve për dy lëndë mësimore në një shkollë të fshatit Gjonaj.

“Në shkollën fillore ‘Zenun Çoçaj’ në fshatin Gjonaj ka më shumë se dy vjet që ka mungesë të mësimdhënësit të lëndës së gjeografisë. Gjithashtu, që nga viti 2021 ka mungesë edhe të mësimdhënësit të matematikës. Duke pasur parasysh faktin që fshati Gjonaj është një fshat që ka numër të madh të nxënësve, është për të ardhur keq që për periudha kaq të gjata mungojnë dy mësimdhënës të dy lëndëve që janë shumë të rëndësishme dhe esenciale për fëmijët”, ka thënë ajo.

Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë për Arsim, është zotuar se do të bëhen angazhime për riorganizim në sistemin arsimor, ashtu që nga fillimi i muajit shtator të gjendet një zgjidhje më e qëndrueshme.

Ajo ka pranuar se problemi ekziston dhe se një gjendje të këtillë e ka gjetur që kur ka marrë detyrën. Ka thënë se që atëherë, ka gjetur se 40 persona janë punësuar pa kode buxhetore.

“Në fakt, mungesa e mësimdhënësve nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit nuk është vetëm në shkollën ‘Zenun Çoçaj’, por edhe në disa shkolla. Këtë gjendje e kam gjetur të tillë dhe është një problem shumë i theksuar. Me shumë kujdes jemi duke e trajtuar si Drejtori e Arsimit dhe jemi duke e parë se si po zhvillohen orët brenda shkollave. Nuk është problem i mësimdhënësve, por ndoshta problemi i menaxhimit brenda shkollave. Orët të cilat janë bartur brenda shkollave me pretendime të ndryshme, jemi duke i trajtuar jo vetëm në Gjonaj, por në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit”, u shpreh Veselaj-Gutaj.

- Advertisement -rrrrrrr

Në dy vjetët e shkuar, nga opozita e atëhershme, që tani përbën koalicionin qeverisës në Prizren, ka pasur pretendime se në shkollat e Prizrenit janë humbur mbi 20 mijë orë mësimore. E pushtetarët e mëhershëm kishin insistuar që po bëheshin përpjekje për mbulimin e të gjitha orëve mësimore, sipas mundësive. /koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...