E diel, 23 Shkurt, 2025

Mungesat në shkollë: Nxënësit nuk mund t’i mbajnë më shpresat tek mësuesi

- Advertisement1-

Mungesat e nxënësit janë të arsyeshme kur justifikohen me raport mjekësor ose prindi ka kërkuar leje paraprakisht dhe më pas ka paraqitur një shënim sqarues.

Prindi e paraqet arsyetimin për mungesat e fëmijë së tij te mësuesi përkatës kujdestar.

- Advertisement -

Arsyetimet me shkrim të prindit ruhen nga mësuesi kujdestar për 1 vit shkollor.

Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyeshme ose të paarsyeshme mungesat deri në dy ditë gjatë një muaji.

Për mungesa më të gjata se dy ditë, vlerësimi bëhet me shkrim nga drejtori ose nëndrejtori i shkollës dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar.

Brenda javës së parë të çdo muaji, mësuesi kujdestar i dorëzon drejtorit të shkollës tabelën e mungesave mujore të klasës, të ndara në: të arsyeshme dhe të paarsyeshme, si dhe në mungesa 1-3 orëshe.

Drejtori më pas përpilon tabelën e të dhënave mujore të shkollës dhe rendit klasat sipas dy treguesve: “Numri i mungesave për nxënës” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes, “Përqindja e mungesave 1-3 orëshe kundrejt të gjitha orëve” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes”.

Renditjet e klasave afishohen në një vend të dukshëm për nxënësit e shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoria e shkollës zhvillon mbledhje të posaçme për mungesat e nxënësve në tërësi ose për klasa të veçanta, sipas gjendjes së mungesave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....