“Mungesa e shpërblimit dhe pagat e ulëta po i demotivojnë mësuesit”

- Advertisement5 -

Në prag të mbylljes së vitit, Sindikata e Arsimit kërkon dhënien e shpërblimit të fundvitit për mësuesit, një bonus simbolik që mungon prej vitesh.

- paragrafi 1 -

Nevrus Kaptelli, kërkon reagimin e qeverisë, pasi thotë se pagat dhe mungesa e motivimit po dëmtojnë cilësinë e arsimit dhe po largojnë të rinjtë nga profesioni i mësuesit.

- Advertisement -

Teksa viti po mbyllet, Sindikata e Arsimit kërkon që mësuesit të marrin shpërblimin e fundvitit, një bonus simbolik që u është mohuar prej vitesh. Presidenti i SPASH, Nevrus Kaptelli, apelon qeverinë të ndërhyjë menjëherë, duke paralajmëruar se mungesa e motivimit dhe pagat e ulëta po ndikojnë në cilësinë e arsimit dhe po largojnë të rinjtë nga profesioni i mësuesit.

Teksa jemi në fundvit dhe disa profesione po shperblehen për punën e tyre mësuesit vazhdojnë të mbeten deri më tani pa bonusin e që u është mohuar prej shumë vitesh.

Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli në një intervistë për Ora Neës i bëri thirrje qeverisë të rikthejë këtë shpërblim simbolik, i cili, sipas tij, është një gjest minimal respekti dhe nuk përbën ngarkesë për buxhetin.

- Advertisement -

Kaptelli thekson se mungesa e shpërblimit dhe pagat e ulëta po i demotivojnë mësuesit dhe po ndikojnë në cilësinë e punës në shkolla.

Ai paralajmëron se paga jo konkurruese ka bërë që shumë maturantë të mos zgjedhin më degët e mësuesisë, duke ulur nivelin e mësuesve të rinj që hyjnë në sistem.

Sipas tij, kjo po detyron shumë familje t’i drejtohen arsimit jopublik ose të dërgojnë fëmijët për studime jashtë vendit ndëqrsa kërkon ndërhyrje që profesioni i mësuesit të bëhet i kërkuar dhe arsimi publik të rrisë cilësinë. /Oranews