E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Mungesa e ngrohjes në shkolla: Kush është përgjegjës?

- Advertisement1-

Teksa shkollat janë pushim, një grup studentësh kanë protestuar këtë të hënë para Ministrisë së Arsimit.

Aktivistët e Qëndresës Qytetare e zhvilluan këtë protestë si formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla. Disa qytetarë kanë sjellë ngrohëset e tyre përpara MAS, duke ironizuar sistemit arsimor.

- Advertisement -

Ngrohja në shkolla është një nga problemet që po përballen nxënësit dhe mësuesit në këto ditë të ftohta janari, ndërsa moti i acartë me temperatura të ulëta nën zero gradë ka mbërthyer vendin. Ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të vendit.

Aktivistet e Qëndresës Qytetare të hënën në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.

“Sot, Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ne aktivistet e Qëndresës Qytetare në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kemi ftuar qytetaret për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor”, kanë deklaruar përfaqësuesit e kësaj proteste.

Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.

Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.

Mbyllja e shkollave të sistemit parauniversitar deri të mërkurën e 26 janarit ka ndarë prindërit në dy kahe. Disa justifikojnë mbylljen me mungesën e kushteve në shkolla, ndërsa disa të tjerë shqetësohen se kjo do të krijojë më shumë mangësi te nxënësit. /Portali Shkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reagon shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë: Nuk është e vërtetë që 11-vjeçari është rrahur e kërcënuar

Shkolla “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë, ka demantuar rastin e nënës vetushqyese, e cila deklaroi...

Nëna nga Mitrovica: Djali im po kërcënohet me armë të ftohta nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin...

Ekzekutohen pagat me rritje për sektorin publik, 55 euro më shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar me rritje pagat në...